AKTUALITET /

VIDEO/ Aksident i rëndë rrugor në Darëzezë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, ndërron jetë drejtuesi (EMRI)

Një automjet pasi ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara ka përfunduar i përmbysur ne kanalin anësor të rrugës, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Aksident i rëndë rrugor në Darëzezë, makina del

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Darëzezë të Fierit ku një automjet  ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe ka përfunduar i përmbysur ne kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë ka mbetur i vdekur menjëherë drejtuesi Gledis Çala.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe shërbimet zjarrfikese të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti i shkatërruar totalisht ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.

Policia dha detaje mbi aksidentin ku sipas saj, “në aksin rrugor Fier–Darëzezë, shtetasi G. Ç., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit si dhe kohën e ndodhjes se ngjarjes”, bëri me dije policia vendore pas hetimeve paraprake të ngjarjes.

Versus.al

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

 

Poll