
Një aksident rrugor ndodhi sot pasdite në rrugën Kardhiq-Delvinë, pranë tunelit të Skërficës ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet procedurale ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

