
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Fier-Berat, në afërsi të fshatit Velmish, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të një mjeti bujqësor.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Josif Shkëmbin, është përplasur me një mjet bujqësor tip “Zetor”. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i Zetorit, Ani Hazizi, ka mbetur i lënduar.
Raportohet se i plagosuri është transportuar drejt Qendrës Shëndetësore të Roskovecit për të marrë ndihmën e parë mjekësore./Versus.al
View this post on Instagram

