AKTUALITET /

VIDEO/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për laboratorin e zbuluar në Frakull, arrestohet në Kolumbi 'Kimisti'

Arrestimi, i kryer pas një njoftimi të kuq të Interpolit, nxjerr në pah shtrirjen transnacionale të operacioneve kriminale të lidhura me Kartelin e Ballkanit.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për
Samir Rosales Rodriguez

Samir Rosales Rodriguez, i cili ishte pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainë në banesën e ish-kreut të Komunës në Frakull të Fierit, Viktor Çervanakut, është arrestuar në Kolumbi.

Njoftimi për kapjen e Samir Rosales Rodríguez, i njohur si “Kimisti”, u bë nga Policia e Kolumbisë, e cila koordinoi veprimet së bashku me zyrat kombëtare të Interpolit në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri.

Arrestimi, i kryer pas një njoftimi të kuq të Interpolit, nxjerr në pah shtrirjen transnacionale të operacioneve kriminale të lidhura me Kartelin e Ballkanit.

Sipas informacionit të dhënë nga drejtori i Policisë Kombëtare në llogarinë e tij në X, Rosales, me kombësi kolumbiane, ishte i specializuar në drejtimin e punëve teknike për nxjerrjen e kokainës në Evropë, duke përdorur metoda të destinuara për të fshehur substancën mes produkteve të ndryshme./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll