
Qarku i Kukësit është përfshirë pasditen e kësaj të enjteje nga mot i paqëndrueshëm, me reshje intensive shiu dhe shkarkesa elektrike.
Stuhia ka shkaktuar probleme veçanërisht në zonën e Tropojës, ku në njësinë administrative Lekbibaj janë regjistruar rrëshqitje dherash dhe depozitime të materialeve inerte.
Si pasojë e reshjeve të dendura, në disa segmente rrugore janë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve për shkak të masiveve të dheut dhe gurëve të rënë në rrugë.
Pas përmirësimit të kushteve atmosferike, autoritetet pritet të ndërhyjnë për pastrimin e akseve rrugore dhe rikthimin e normalitetit në zonat e prekura./Versus.al

