Vlorë- Babë e bir janë arrestuar nga policia pasi gjatë kontrolleve të kryera në banesën e tyre në fshatin Mifol u gjetën një armë zjarri automatik me fishek në fole gati për qitje, municion luftarak dhe 200 gëzhoja plumbash.
në pranga kanë rënë Bledar Kristo 49 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje dhe djali i tij Kreshnik Kristo, 21 vjeç. Pas informacioneve të siguruara se 49 vjeçari dhe djali i tij mbanin armë në banesë, efektivët zbarkuan në fshatin Mifol ku zbuluan armët dhe municionet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. Versus.al







