AKTUALITET /

VIDEO/ Gardisti gris pankartën me parullë kundër Ramës në mitingun e festës së PS në Vlorë

Një vajzë e re ishte e pranishme në miting ku mbante në duar pankartë me parullë kundër Ramës.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Gardisti gris pankartën me parullë kundër Ramës

Është shoqëruar me tensione takimi në Vlorë i kryeministrit Edi Rama me socialistët, të cilët u mblodhën tek “Sheshi i Flamurit” për të festuar 35-vjetorin e PS të këtij qarkun.

Një vajzë e re ishte e pranishme në miting ku mbante në duar pankartë me parullë kundër Ramës.

Kjo gjë nuk i ka shpëtuar gardistëve të cilët kanë ndërhyrë dhe e kanë grisur.

Në një video të siguruar nga vendi i ngjarjes, shihet qartë momenti kur ky individ i afrohet me forcë vajzës protestuese. Pasi e shtyn atë, ai tenton t’i bllokojë gojën me duar për të ndaluar thirrjet e saj.

 

Poll