Një 23 vjeçar i identifikuar si Armand Deda, 23 vjeç është arrestuar nga policia në zonën e Don Boskos pasi është kapur teksa qarkullonte me armë zjarri brenda në mjetin “Range Rover”.
Dyshohet se i riu kishte në plan ta shiste pistoletën në kryeyqtet. Siç shihet edhe nga pamjet, forcat operacionale kanë shtrirë në tokë 23 vjeçarin për ta neutralizuar në rrugën “Demir Progni”.
Ndërsa vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, persona të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al








