
Dy hajdutët shqiptarë, 33 dhe 35 vjeç, ranë nga një ballkon 6 metra i lartë në lagjen Drimos të Selanikut pas një tentativë për t’u arratisur nga banesa ku ishin futur për të grabitur.
Siç shihen në videon që kanë publikuar mediat greke, të dy janë në tokë duke u përballur me dhimbje të mëdha pas rënies.
Ata kishin vjedhur bizhuteri, dy telefona celularë, sende personale dhe 615 euro, por u kapën nga pronari i shtëpisë që kishte ardhur në atë moment dhe në përpjekje për t'u larguar, u hodhën nga ballkoni.
Ekipet e shpëtimit nga grupi vullnetar i Drimósit iu dhanë ndihmën e parë dhe të dy hajdutët trajtohen tani në spitalin Papageorgiou të Selanikut me lëndime serioze.
Policia greke po kërkon edhe një person të tretë që i priste në makinë dhe po merret me hetimet për këtë ngjarje të pazakontë.
Videot e këtij incidenti janë shpërndarë gjerësisht në mediat greke dhe rrjetet sociale si dëshmi dramatike e kësaj ngjarjeje.Versus.al
Kujdes pamje të rënda:
