
Durrës- Një 37 vjeçar me banim në Tiranë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se kishte kryer disa vjedhje në qytetin bregdetar.
I arrestuari me iniciale V.K, qarkullonte nëpër Durrës me biçikletë dhe thyente xhamat e automjeteve për t’u vjedhur shoferëve sendet që mbanin brenda.
Më pas linte biçikletën dhe largohej me automjetin e tij tip “Benz” siç shihet edhe nga pamjet e sigurisë. Hetimet kanë zbuluar se 37 vjeçari është autor 5 vjedhjeve të kryera në automjetet në pronësi të Xh. B., J. B., S. Q., L. K. dhe Xh. M duke u marrë këtyre të fundit shuma parash, laptopë dhe sende të tjera personale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Versus.al
