AKTUALITET /

VIDEO/ Sherr në Vlorë, 2 të rinjtë shkojnë në lokalin ku patën konflikt dhe qëllojnë me pistoletë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Sherr në Vlorë, 2 të rinjtë shkojnë në

Vlorë- Një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën është parandaluar në lagjen “Uji i Ftohtë” ku falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, janë arrestuar 2 persona.

Në pranga kanë rënë A.H 19 vjeç dhe M.A, 25 vjeç pasi janë konfliktuar me disa persona të tjerë brenda një lokali dhe më pas kanë marrë armën e zjarrit tip pistoletë.

Pamjet filmike tregojnë momentin kur dy të rinjtë shkojnë të futen në lokal me armën e zjarrit në dorë. Fillimisht ka qenë 19 vjeçari ai që mbante armën, ndërsa më pas 25 vjeçari ia ka marrë nga dora dhe ka qëlluar në ajër një herë. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të patrullës, u bë e mundur neutralizimi dhe kapja e dy shtetasve, si dhe gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Versus.al

Poll