Një 28 vjeçar i identifikuar si Andi Metani është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi akuzohet se vodhi një automjet të parkuar në një parkim privat në zonën e Astirit.
I riu shihet i filmuar ditën e djeshme nga kamerat e sigurisë teksa hyn në parking krejt i qetë dhe më pas del me makinën e një personi tjetër që ishte e parkuar. Në bulevardin “Bajram Curri” ai u lokalizua nga policia dhe nuk iu bind urdhrit për ndalim duke tentuar të largohet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







