AKTUALITET /

VIDEO/ Tatimet “godasin” agjencitë imobilare, zbulojnë evazion me çmimet e apartamenteve

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Tatimet “godasin” agjencitë imobilare, zbulojnë

Inspektorët e administratës Tatimore zhvilluan ditën e sotme kontrolle të befasishme në agjencitë imobiliare më të mëdha në vend, duke zbuluar punonjës të padeklaruara, paga jo reale, mungesë faturimi dhe evazion tatimor në shitjen e apartamenteve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paralajmëroi se do të ketë zero tolerancë ndaj informalitetit në ndërtim, ndaj dhe aksioni do të vijojë pa kompromis, ndaj bën thirrje që të deklarohen pagat reale për të shmangur masat administrative dhe penale.

Raportohet se kontrollet u zhvilluan në nëntë agjenci imobiliare dhe në fokus të inspektorëve ka qenë verifikimi i deklarimit të pagave reale të punonjësve, regjistrimi i tyre në organin tatimor, realizimi i shitjeve dhe lëshimin e faturave fiskale.

Gjithashtu u zbuluan shkelje të rënda, si punonjës të padeklaruar, dokumentacion jotatimor, mungesë transparence në çmime, mungesë fiskalizimi, dhe evazion të madh me deklarimin e shitjes së çmimeve të apartamenteve.

Bazuar në provat e mbledhura, përfshirë intervistat dhe vetëdeklarimet e punonjësve, strukturat e specializuara të AT-së kanë sekuestruar dhe kompjuterët e zyrave të këtyre agjencive, me qëllim hetimin e thelluar.

"Nga informacioni i marrë në njësitë kompjuterike rezulton se ka evazion tatimor në lidhje me çmimet e shitjeve të apartamenteve", thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Aksioni nisi ditën e sotme dhe do të vijojë me seriozitet e vendosmëri ndaj çdo subjekti që nuk reflekton pagat reale në listë pagesat e ardhshme, duke dëmtuar konkurrencën e ndershme, pensionet dhe interesin publik.

"Ftojmë të gjithë tatimpaguesit në fushë e ndërtimit të deklarojnë menjëherë pagat reale, për të shmangur masat administrative dhe penale, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, për veprat e fshehjes së të ardhurave", shkruhet në njoftim./Versus.al

Poll