AKTUALITET /

VIDEO/ Tregtarët e Vlorës protestë: Bashkia kërkon të zhvendos tregun, nuk merr parasysh interesat tona

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Tregtarët e Vlorës protestë: Bashkia kërkon të

Mbrëmjen e sotme, tregtarët industrialë në Vlorë zhvilluan takim me kryetaren e bashkisë, Brunilda Mersini.

Ky takim erdhi pasi tregtarët organizuan protestë para bashkisë, pasi këtyre të fundit u është kërkuar të largohen brenda tre ditësh nga zona ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar, në kuadër të një projekti të ri që do të aplikohet në atë mjedis.

Ata janë revoltuar nga kjo kërkesë, pasi është një afat kohor tepër i shkurtër për tu zhvendosur në vend tjetër.

Gjatë takimit me Mersinin nuk është arritur dakordësi, pasi alternativat që u janë dhënë nuk janë të përshtatshme për tregtarët, dhe zonat që tregtarët kanë kërkuar zhvendosje, nuk janë pronë e bashkisë.

Tregtarët shpjegojnë se është e vetmja punë të cilën bëjnë për të ushqyer familjet e tyre, dhe vendimi është i padrejtë. Ata paralajmëruan se protesta do të vijojë deri sa zëri i tyre të dëgjohet./Versus.al

Poll