AKTUALITET /

VIDEO/ U vuri zjarrin 3 tokave dhe rrezikoi një karburant pranë TEG-ut, arrestohet 34 vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Versus

VIDEO/ U vuri zjarrin 3 tokave dhe rrezikoi një karburant pranë

Tiranë- Julian Sejdini është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi dyshohet se gjatë mbrëmjes së djeshme u vuri zjarrin tre sipërfaqeve të ndryshme toke. Si pasojë e zjarrit u rrezikua jeta e banorëve të zonës pranë TEG-ut dhe djegien e një karburanti.

Zjarrfikësit arritën të shuanin flakët dhe fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz apo dëme materiale. 34 vjeçari Sejdini është arrestuar në fshatin Mjull Bathore dhe ndaj tij janë referuar materialet për veprime të mëtejshme.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre, pasi çdo rast i tillë do të ndëshkohet. Versus.al

Tags:

zjarr tirane

Poll