AKTUALITET /

VIDEO/ Vidhte bizneset dhe ia mbathte me monopatinë, arrestohet autori i 6 grabitjeve në Tiranë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Vidhte bizneset dhe ia mbathte me monopatinë, arrestohet autori i 6

Policia ka arrestuar Alban Dalanajn, 40 vjeçarin e dyshuar si autor të 6 vjedhjeve të kryera gjatë muajit prill dhe maj në Tiranë.

Mësohet se Dalanaj, rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur shuma parash dhe sende/artikuj të ndryshëm në 5 dyqane, si dhe ka tentuar të vjedhë në 1 dyqan tjetër. Pasi kryente vjedhjet, largohej me monopatinë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al



 

Poll