AKTUALITET /

VIDEO/ Vr*sja e çiftit Mujeci në Balldren, policia gjen veshjet e autorëve dhe makinën e përdorur në atentat të mbuluar me kashtë

Policia e Lezhës vijon hetimet për atentatin e ndodhur në Balldren, ku u vranë një çift bashkëshortësh, ndërsa janë sekuestruar prova të reja, përfshirë automjetin e përdorur nga autorët dhe veshje të dyshuara, ndërsa një person është shpallur në kërkim dhe të tjerë po procedohen penalisht.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Vr*sja e çiftit Mujeci në Balldren, policia gjen veshjet e
Viktimat, Kreshnik e Gentiana Mujeci, mjeti i tyre "Audi Q7"

Policia e Lezhës po vijon hetimet intensive për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku u vranë me armë zjarri bashkëshortët Kreshnik  Mujecit dhe Gentjana Mujeci.

Sipas autoriteteve, grupi hetimor ka sekuestruar automjetin tip “Volkswagen Polo” të përdorur nga autorët gjatë atentatit, nga i cili dyshohet se është hapur zjarr në drejtim të viktimave. Brenda mjetit janë gjetur edhe dy gëzhoja model 56, ndërsa automjeti rezulton me xhamin e pasmë dhe xhamat anësorë të dëmtuar.

Gjithashtu, në një banesë në fshatin Torovicë, është gjetur edhe një tjetër automjet identik me atë të përdorur në krim, si dhe veshjet e dyshuara të autorëve në momentin e ngjarjes.

Hetimet tregojnë se shtetasi F. M. ka marrë automjetin e përdorur në atentat, i ka hequr targat dhe, në bashkëpunim me një tjetër person të shpallur në kërkim, e ka përdorur për të qëlluar ndaj çiftit. Pas ngjarjes, mjeti është fshehur në një banesë në Torovicë.

Në kuadër të hetimeve, është shpallur në kërkim shtetasi Besnik Kolndreu, 22 vjeç, ndërsa ndaj babait të tij, N. K., 79 vjeç, janë referuar materialet në prokurori për “mbajtje pa leje të armëve”.

Policia bën me dije se kontrollet në terren vijojnë për kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Njoftimi i policisë:

 
Lezhë
Vijojnë intensivisht veprimet hetimore për gjetjen dhe sekuestrimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren.
Ndërkohë, vijojnë kontrolle intensive për kapjen e autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
 
Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Volkswagen Polo”, nga i cili autorët qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit K. M. dhe G. M..
 
Gjithashtu, gjenden dhe sekuestrohen veshjet e autorëve, në momentin e kryerjes së krimit, si dhe një palë targa.
 
Shpallet në kërkim një shtetas dhe procedohet penalisht babai i tij.
 
Në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, që janë kryer dhe vijojnë të kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, për sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren, Lezhë, ku u vranë me armë zjarri, shtetasit K. M. dhe G. M., bashkëshortë, mesditën e sotme, në fshatin Torovicë, në banesën e shtetasit B. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar automjetin tip “Volkswagen Polo”, pa targa, të përdorur nga autorët.
 
Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja model 56, dhe nga këqyrja, rezultoi se automjeti ka të thyer xhamin e pasmë dhe trekëndëshat anësorë të dyerve.
Gjithashtu, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., u gjet një automjet identik me automjetin e parë, në pronësi të shtetasit B. K., por me targa.
Më tej, gjatë kontrollit, u gjetën dhe veshjet e përdorura nga autorët, në momentin e kryerjes së krimit.
 
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi F. M. ka marrë automjetin tip “Volkswagen Polo” (të cilin motra e tij e kishte marrë me qira, në Rinas), i ka hequr targat dhe në bashkëpunim me njërin nga 2 shtetasit e shpallur në kërkim, e kanë përdorur për t’i prerë rrugën dhe për të qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit K. M. dhe G. M.. Pas krimit, e ka çuar automjetin, në banesën e shtetasit B. K., dhe e ka fshehur duke e mbuluar me bar, me qëllim humbjen e gjurmëve, gjithashtu me pretendimin se automjetin e tij, shtetasi B. K. e kishte identik dhe të rregullt.
 
Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi B. K., 22 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
 
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për babanë e 22-vjeçarit, shtetasin N. K., 79 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
 
Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në terren, për lokalizmin dhe kapjen e autorëve, si dhe të shtetasit të shpallur në kërkim mesditën e sotme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./Versus.al
Poll