AKTUALITET /

VIDEO/ Zbardhet djegia e 2 makinave në Shkodër, arrestohet autori 19 vjeçar! I gjendet mitraloz në shtëpi (EMRI)

Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për një 16 vjeçar i cili e ndihmoi autorin për të kryer krimin.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Zbardhet djegia e 2 makinave në Shkodër, arrestohet autori 19
Momenti i shoqërimit në komisariat

Shkodër- Policia ka zbardhur djegien e qëllimshme të dy automjeteve në lagjen “Iliria” gjatë mëngjesit të datës 9 dhjetor. Në pranga ka rënë një 19 vjeçar i identifikuar si Klavdo Macaj ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një 16 vjeçar që dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor i tij.

19 vjeçari dyshohet si autori kryesor i djegies së automjeteve në pronësi të Z.K dhe A.D.

Gjatë kontrolleve në banesën e autorit, u gjetën dhe sekuestruan veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri mitraloz dhe një sasi kanabisi. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll