AKTUALITET /

Vidhet për të dytën herë dyqani i bulmetit në Pogradec, autorët marrin edhe pamjet e kamerave të sigurisë

Shkruar nga Versus

Vidhet për të dytën herë dyqani i bulmetit në Pogradec,

Korçë- Një dyqan bulmeti në Pogradec është grabitur nga persona të paidentifikuar. Sipas informacioneve, autorët kanë hyrë brenda dqyqanit dhe kanë marrë shumën prej 2 milionë lekësh të vjetra së bashku me regjistrimet e kamerave të sigurisë.

Kjo është vjedhja e dytë brenda 5 muajsh për të njëjtin biznes. Aktualisht policia e Pogradecit po sekuestron kamerat e bizneseve ngjitur dhe po merr shenjat e gishtave në brendësi të dyqanit.

Disa muaj më parë të të njëjtën rrugë, u vodh një argjendari, ngjarje për të cilën u arrestuan 2 persona. Versus.al

Poll