Tiranë- Policia ka arrestuar 47 vjeçarin Skerdilaid Godo i cili akuzohet për një sërë vjedhjesh të ndodhura në disa biznese dhe staciona autobusësh.
47 vjeçari ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në biznese tregojnë momentin kur i arrestuari vidhte paratë.
Në linjat e transportit publik, nëpër urbane dyshohet se ka vjedhur portofole e celulare. Ndërsa policia ka dokumentuar 5 vjedhje të kryera gjatë muajve të fundit, 47 vjeçarit i janë sekuestruar 8200 euro, 600 mijë lekë dhe një portofol i vjedhur. Versus.al







