AKTUALITET /

Vijojnë fl*kët në Poliçan, vatrat aktive pranë uzinës së armëve

Shkruar nga Versus

Vijojnë fl*kët në Poliçan, vatrat aktive pranë

Berat- Zjarri në pyllin e Poliçanit vijon të jetë aktiv edhe ditën e sotme. Puna për shuarjen e flakëve ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Fatmirësisht vatrat aktive ndodhen në pjesën e pyllit, dhe për momentin nuk e rrezikojnë zonën e uzinës së armëve.

Situata mbetet kritike edhe në Gjinoqarë të Patosit ku zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të vështirë. Flakët janë përhapur edhe për shkak të bimësisë së dendur. Versus.al

Poll