Që prej orës 16:00 të ditës së djeshme qytetarëve të Elbasanit u është dashur të jetojnë nën tymin që ka mbuluar qytetin si pasojë e djegies së mbetjeve të landfillit që duhej t’i menaxhonte.
Tymi që vazhdon prej më shumë se 16 orësh ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme pavarësisht përpjekjes së zjarrfikësve për ta fikur. Deri më tani dyshohet se kemi të bëjmë me zjarr të qëllimshëm, ndërsa nuk ka asnjë reagim zyrtar nga institucionet.
Gjatë natës tymi toksik mbuloi të gjithë qytetin e Elbasanit që së fundmi është “përvëluar” nga temperaturat e larta duke shkaktuar ndotje në nivele të paimagjinueshme në një shtet që pretendon të jetë pjesë e BE. Era favorizon përhapjen e flakëve duke e bërë të vështirë shuarjen e zjarrit. Versus.al







