
Një grua është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi tentoi të hyjë e pajisur me një thikë në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore.
Mësohet se në momentin që ka kaluar në skaner, është dhënë sinjali për prani të një objekti metalik.
Gruaja ka tentuar të largohet nga skaneri për t’ju drejtuar një dalje, por është ndaluar nga siguria e gjykatës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Pas mbërritjes së bluve i ka thënë se do vinte vetë në makinë por mos ta preknin pasi nuk e lejonte besimi (mbante dhe shami, besimtare myslimane), pasi ishin të gjithë efektivë meshkuj.
Nuk dihet arsyeja e mbajtjes së thikës në gjykatë, por burime bëjnë të ditur se dyshohet që thika të përdorej gjatë procesit gjyqësor. Versus.al

