AKTUALITET /

Vodhën 409 mijë euro në biznesin ku punonin, arrestohet shpërndarësi, në kërkim financierja

Shkruar nga Versus

Vodhën 409 mijë euro në biznesin ku punonin, arrestohet

Tiranë- Pas hetimeve 6 mujore, seksioni i hetimit për pastrimin e parave ka zbuluar vjedhjen e 409 mijë eurove që dy punonjës dyshohet se kanë kryer në firmën ku ishin punësuar.

Policia ka arrestuar 37 vjeçarin Erlin Shkoza, ndërsa ka shpallur në kërkim financieren A.S, 30 vjeçe. Sipas hetimeve dyshohet se Shkoza si shpërndarës porosish dhe 30 vjeçarja si financiere e një firme që shiste tekstile me metrazhe, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin gjatë viteve 2023-2024 për të vjedhur 409 mijë euro nëpërmjet mashtrimit me faturat e shpërndarjeve.

Po punohet për kapjen e financieres, ndërsa materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës. Versus.al

Poll