AKTUALITET /

Vodhën para dhe kutinë me Red Bull në një dyqan, arrestohen dy të rinjtë në Kamëz

21 vjeçari i arrestuar, ishte dënuar më parë për vjedhje.

Shkruar nga Versus

Vodhën para dhe kutinë me Red Bull në një dyqan, arrestohen

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Kamëz pasi vodhën para dhe produkte të ndryshme në një dyqan. Në pranga kanë rënë A.S, 21 vjeç i cili ishte dënuar më parë për vjedhje dhe një 18 vjeçar.

 Pas arrestimit janë zbardhur edhe dy vjedhje të tjera të kryera më parë nga këta dy persona më datë 18 dhe 29 janar në dy biznese të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll