
Tiranë- Policia ka sekuestruar një automjet tip “BMW M-8” me vlerë 140 mijë euro e cila dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani.
Makina luksoze ishte blerë nga një 39 vjeçar me inicialet E.D ndaj të cilit kanë nisur hetimet. Ndërsa është shpallur në kërkim shqiptari nga Kosova, F.H, 42 vjeç i cili dyshohet se e ka trafikuar automjetin drejt Shqipërisë.
Rasti u zbulua pasi 39 vjeçari ishte ndaluar nga policia për kontroll.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Versus.al

