
Korçë- Policia e Pogradecit ka arrestuar sot 22 vjeçarin e dyshuar si autor i vjedhjes së dyqanit të bulmetit disa ditë më parë.
Në pranga ka rënë i riu J.Sh i cili akuzohet se mori shumën prej 200 mijë lekësh të reja brenda dyqanit të djathit.
Dyqani u vodh për të dytën herë brenda 5 muajsh, ndërsa këtë herë i riu mori edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të zhdukur gjurmët e mundshme rreth tij. Versus.al

