AKTUALITET /

Vrasja e dy të rinjve për një kafe, zbardhet krimi në Durrës, arrestohen 4 persona! Në kërkim Pepa dhe shoku i tij

Të arrestuarit dyshohet se kanë qenë pjesë e grupeve që u përfshinë në sherrin e nisur nga Daniel Pepa dhe Flori Paluci.

Shkruar nga Versus
Vrasja e dy të rinjve për një kafe, zbardhet krimi në
Dy viktimat, Flori Paluci dhe Aranit Kurti

Durrës- Është zbardhur vrasja e dyfishtë e ndodhur gjatë orëve të hershme të mëngjesit të djeshëm në Manzë ku mbetën të vdekur Flori Paluci, 33 vjeç dhe Aranit Kurti, 23 vjeç.

Policia ka arrestuar 4 persona të tjerë të dyshuar si pjesëtarë të dy grupeve të përfshirë në sherrin banal për një kafe. Ndërsa në kërkim është Daniel Pepa, autor i vrasjes së Palucit si dhe shoku i tij G.A, 30 vjeç.  Konkretisht janë arrestuar Erald Cani 25 vjeç, Egi Kadiu, 21 vjeç si dhe dy vëllezërit Taulant Beqja, 37 vjeç dhe Emirjan Beqja, 34 vjeç të gjithë banues në Manzë. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për përkrahje të autorit dhe armëmbajtje pa leje.

Dinamika e ngjarjes dhe përfshirja e të arrestuarve

21 vjeçari Daniel Pepa ka hyrë në lokal rreth orës 1:40 të mëngjesit ku i ka kërkuar kamarierit që t’i bënte një kafe. Ky i fundit i është përgjigjur se ekspresi ishte fikur që në orën 00:00. Në këtë moment Pepa ka shpërthyer në ofendime drejt kamarierit, çka ka bërë që në mbrojtje të këtij të fundit të dilte 33 vjeçari Flori Paluci i cili shoqërohej në lokal nga personi i arrestuar sot, Erald Cani, 25 vjeç.

Pas konfliktit verbal mes tyre, Daniel Pepa është larguar me makinë nga lokali dhe është kthyer më pas me shokun e tij, Aranit Kurtin dhe të arrestuarin tjetër Egi Kadiu, 21 vjeç. Gjatë tentativës së tre të rinjve për të hyrë në lokal me forcë, ka dalë Flori Paluci i cili ka qëlluar me armë zjarri në tokë. Në këtë moment, Daniel Pepa ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt tij duke e lënë të plagosur. Flori Paluci ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt Aranit Kurtit i cili e kishte goditur me grusht në fytyrë dhe drejt Daniel Pepës. Si pasojë e plagëve të marra, Flori Paluci dhe Aranit Kurti mbetën të vdekur.

Ndërsa Daniel Pepa u largua nga vendngjarja i ndihmuar nga shoku i tij G.A. Policia po ushtron kontrolle për kapjen e tyre. Versus.al

Poll