Shkodër- Hetimet nuk kanë sjellë ende zbardhjen e shkakut të vrasjes së 67 vjeçarit Hysni Ymeri më 29 dhjetor të vitit që lamë pas. Por njëri prej autorëve, Gerti Bushati i cili është autori i dyshuar i vendosjes së tritolit, zbulohet nëpërmjet pamjeve filmike se e ka vendosur lëndën plasëse në sahatin elektrik të katit të parë të pallatit që prej datës 27 dhjetor.
Por lënda shpërthyese u aktivizua vetëm dy ditë më vonë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Ymerit teksa i ndjeri po ngjiste shkallët e pallatit për të shkuar në banesë. Për ngjarjen janë arrestuar katër persona: Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.
Ndërkohë që ende nuk është zbuluar motivi i ngjarjes, pak ditë para ekzekutimit të Hysni Ymerit, në Shkodër kishte ardhur edhe djali i tij, i cili jeton jashtë Shqipërisë. Alban Ymeri i ka deklaruar policisë se familja nuk kishte konflikte dhe se nuk kishte marrë asnjë kërcënim. Versus.al

