AKTUALITET /

Vrau 3 persona në 2007-ën, 52 vjeçari nga Maqedonia e Veriut fshihej në Tiranë me dokumente të rreme (EMRI)

Besim Sherifi përdorte gjeneralitetet e një personi nga Kosova nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara. Prej kohësh jetonte në zonën e Liqenit të Thatë.

Shkruar nga Versus
 
Vrau 3 persona në 2007-ën, 52 vjeçari nga Maqedonia e Veriut
Momenti i arrestimit të Besim Sherifit

Një 52 vjeçar i dënuar në Maqedoninë e Veriut me burgim të përjetshëm si fajtor për tre vrasje të kryera në vitin 2007 është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Policia bën me dije se 52 vjeçari Besim Sherifi prej kohësh fshihej në zonën e Liqenit të Thatë  ku përdorte një pasaportë të Kosovës dhe kartë identiteti të Kosovës të falsifikuara me gjeneralitetet e një shqiptari nga Kosova. 



17 vite më parë ai vrau me armë zjarri 3 persona në Shkup. Pas arrestimit kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Maqedonisë së Veriut. Versus.al

Poll