AKTUALITET /

Vrau djalin e tij 3 muajsh, shqiptari në Angli dënohet me 19 vite burg

Shkruar nga Versus
Vrau djalin e tij 3 muajsh, shqiptari në Angli dënohet me 19 vite burg
Klevi Pirjani, bashkëshortja e tij Nivalda Pirjani

Britani e Madhe- Gjykata e Liverpoolit ka dënuar me 19 vjet burg shqiptarin Klevi Pirjani, 37 vjeçarin i cili akuzohet për vrasjen e djalit të tij tre muajsh. Ndërsa bashkëshortja e tij portugeze, Nivalda Pirjani, 35 vjeç, u dënua me 15 vite e 3 muaj burg.

Të dy u shpallën fajtorë për vrasjen e foshnjës si pasojë e dëmtimeve të rënda trupore.

Në nëntor të 2024-ës, shërbimet e urgjencës mbërritën në shtëpinë e çiftit pasi ata i telefonuan duke u thënë se djali i tyre nuk merrte më frymë. Foshnja tre muajshe, me emrin Migel u transportua në spital ku ndërroi jetë 5 ditë më vonë.

Por skanimet e bëra, zbuluan se vogëlushi i ndjerë kishte pësuar frakturë në kafkë dhe dhjetëra fraktura të tjera që duket se ishin shkaktuar nga dhuna e mëparshme ndaj tij.  

Asnjëri prej të dënuarve nuk dhanë shpjegime përse kishin kryer lëndime të tmerrshme ndaj foshnjës së tyre. Versus.al

Poll