Gjirokastër- Gjykata ka caktuar ‘’arrest shtëpie’’ për 3 të arrestuarit lidhur me vrasjen e Endri Goxhajt të ndodhur pak ditë më parë në Memaliaj.
Aldo Kalemi dhe Dali Nelaj i cili mbeti i plagosur rëndë u lanë nën arrest shtëpie. Gjithashtu edhe Ermal Mataj u la në arrest shtëpie për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Hetimet e deritanishme kanë hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur pas sherrit që nisi mes viktimës dhe Dali Nelajt. Ky i fundit u qëllua me 4 plumba nga 30 vjeçari që ndërroi jetë.
Pasi Nelaj u rrëzua, dy vëllezërit e tij Donaldo dhe Marjoldo kanë nxjerrë pistoletat dhe kanë hapur zjarr ndaj Goxhajt duke e lënë të vdekur. Më pas dy vëllezërit kanë marrë Dali Nelajn dhe e kanë dërguar në spitalin e Gjirokastrës për t’u larguar më tej në drejtim të paditur.
Aldo Kalemi rezulton të jetë vjehrri i Dali Nelajt ndërsa i arrestuari tjetër, Mataj dyshohet se ka fshehur armën me të cilën është kryer krimi. Versus.al

