Shkodër- Tre kolumbiane janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në 2 apartamente që i kishin marrë me qira. Në pranga kanë rënë: A. M., 48 vjeçe, P. B., 32 vjeçe dhe D. R., 27 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
Gjithashtu edhe 2 të rinjtë F.V, 28 vjeç dhe K.G, 24 vjeç. Ndërsa nisi procedimi penal për 27 vjeçaren D.D e cila kishte dhënë me qira apartamentet.
Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Versus.al

