
Elbasan- Një zjarr përfshiu rreth orës 04:00 repartin e përpunimit të baterive në zonën e metalurgjikut. Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të materialeve brenda repartit, por zjarrfikësit arritën ta izolojnë pas disa orësh pune, duke shmangur përhapjen në bizneset përreth.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku ishte një rrjedhje gazi nga një depozitë. Në operacion morën pjesë 4 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa policia po vijon me hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Versus.al

