AKTUALITET /

Zjarri i përmasave të mëdha në Mallakastër, digjen sipërfaqe me ullishte

Sipas informacioneve të para, flakët janë përhapur me shpejtësi, për shkak të erës dhe terrenit të thyer, duke e bërë ndërhyrjen më të vështirë.

Shkruar nga Versus

 

Zjarri i përmasave të mëdha në Mallakastër, digjen

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë, në bashkinë Mallakastër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në një sipërfaqe të mbuluar me shkurre dhe ullishte.

Sipas informacioneve të para, flakët janë përhapur me shpejtësi, për shkak të erës dhe terrenit të thyer, duke e bërë ndërhyrjen më të vështirë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat janë angazhuar në një operacion të menjëhershëm për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij drejt zonave të banuara.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë punën për vlerësimin e dëmeve dhe kontrollin e plotë të situatës. /Versus.al

Poll