
Forcat e zjarrfikësve kanë ndërhyrë për të izoluar zjarrin në Qafë Thanë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga djegia e disa gomave në zonë, ndërsa më pas flakët janë përhapur në një sipërfaqe me bimësi.
Aktualisht po punohet për identifikimin e personave që dyshohet se shkaktuan zjarrin.
Vatra e zjarrit është izoluar, ndërsa zona po mbahet nën monitorim në rast të riaktivizimit të flakëve. Versus.al

