AKTUALITET /

Zjarri në ambientet e policisë së Tiranës, reagon drejtoria: Shkak, një shkëndijë elektrike

Sipas njoftimit për mediat, thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, ku si pasojë e një shkëndije elektrike zjarri ka rënë specifikisht në sallën e rrjetit (network-ut) të Drejtorisë.

Shkruar nga Versus

Zjarri në ambientet e policisë së Tiranës, reagon drejtoria:

Drejtoria e policisë së Tiranës ka reaguar zyrtarisht për situatën e krijuar me zjarrin në ambientet e këtij institucioni.

Sipas njoftimit për mediat, thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, ku si pasojë e një shkëndije elektrike zjarri ka rënë specifikisht në sallën e rrjetit (network-ut) të Drejtorisë.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët janë izoluar dhe fikur në një kohë mjaft të shkurtër, duke shkaktuar vetëm dëmtimin e disa kabujve elektrikë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e netëork-ut të DVP Tiranë.

Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër. Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Aktualisht, në ambientet e Drejtorisë Vendore ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të zbardhur të plotë rrethanat e këtij rasti. Versus.al

 

Poll