Këngëtari Zef Beka ka reaguar për zjarrin e rënë një ditë më parë restorantin e dasmave"Orkidea Palace" në Lezhë. Në një reagim, ai thotë se zjarri ra si pasojë e një shkëndije elektrike në kuzhinën e restorantit, por fatmirësisht situata u vu nën kontroll dhe nuk pati rrezik për jetën.
Reagimi i plotë:
Të nderuar miq, familjarë dhe mbështetës të muzikës sime, edhe te lokalit tim Orkidea Palace Weddingsevents
Dua t’ju informoj se, për shkak të një shkëndije elektrike, kuzhina e restorantit “Orkidea Palace” u përfshi nga flakët. Fatmirësisht, situata u vu menjëherë nën kontroll dhe nuk pati rrezik për pjesën tjetër të lokalit apo për jetën e askujt.
Aktualisht jemi mirë dhe po marrim të gjitha masat që çdo gjë t’i kthehet sa më shpejt normalitetit.
Ju falënderoj sinqerisht për mesazhet dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Mirënjohja ime është e pakufishme.
Me respekt,
Zef Beka
View this post on Instagram







