
Durrës- Një banesë në lagjen nr.5 të qytetit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Banorët e zonës janë alarmuar për shkak të situatës së krijuar. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, por ndërhyrja është e vështirë për shkak se banesa ndodhet mes disa pallateve.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nuk dihet ende për shkaqet e zjarrit. Versus.al

