AKTUALITET /

“Zjarri u përhap në të gjithë tregun për 5 minuta”, flasin pronarët e dyqaneve në Durrës: Kisha 10 mln lekë mall!

Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:30, ndërsa sipas burimeve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe për shkak të erës së fortë, duke përfshirë pothuajse të gjithë tregun në pak minuta. Nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Shkruar nga Versus

 

“Zjarri u përhap në të gjithë tregun për 5

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit, ku ndodhen mbi 20 dyqane që funksionojnë kryesisht gjatë sezonit veror.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:30, ndërsa sipas burimeve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe për shkak të erës së fortë, duke përfshirë pothuajse të gjithë tregun në pak minuta. Nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Një qytetar që ndodhej pranë vendit të ngjarjes tregoi për momentet e para të përhapjes së zjarrit:

Për shkak të erës së fortë, zjarri u përhap për gati 5 minuta në të gjithë tregun. I kam ndihmuar të gjithë, edhe të njohur, edhe të panjohur. U dëgjuan disa shpërthime të lehta nëpër dyqane. Në fillim kishte vetëm një zjarrfikëse, pastaj i telefonova që të sillnin të tjera. Nuk u menaxhua siç duhet, zjarrfikësit punonin nga poshtë, kur zjarri vinte nga sipër.”

Një nga pronaret e prekur nga flakët tha për mediat se humbi gjithçka:

“Kisha 10 milionë lekë mall këtu dhe nuk arrita të shpëtoj asgjë. Na ra një fatkeqësi e madhe.”

Zjarri u shua pas disa orësh falë ndërhyrjes së disa njësive zjarrfikëse, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, të cilat ende nuk janë sqaruar. /Versus.al

Tags:

zjarr

Poll