BOTA /

Bastisen zyrat e bankës Rothschild në Paris, dyshohet për lidhje me Jeffrey Epstein

Shkruar nga Versus

Bastisen zyrat e bankës Rothschild në Paris, dyshohet për lidhje

Autoritetet franceze kanë kontrolluar zyrat e selisë qendrore të bankës Edmond de Rothschild në Paris. Kontrollet janë zhvilluar më 20 mars, ndërkohë që është hapur një hetim për korrupsion të zyrtarëve publikë lidhur me dosjet e pedofilit Jeffrey Esptein.

Bëhet fjalë për hetimet ndaj diplomatit francez Fabrice Aidan, emri i të cilit është përmendur në dosjet e Epstein i cili u vetëvra në qeli vite më parë. Qëllimi i hetimit është të verifikojë dyshimet për korrupsion të mundshëm mes figurave publike dhe Epstein.

Nuk dihet ende roli konkret i bankës në këtë çështje, por hetimet janë në vijim. Më herët, e njëjta bankë me seli në Gjenevë tha se kishte marrë masa për mbrojtjen e klientëve të saj pas detajeve që tregonin se CEO e bankës, Ariane de Rothschild, kishte marrë këshilla nga Jefrrey Epstein. Versus.al

Poll