Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ndaj vendimit të Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj kolonëve të dhunshëm izraelitë në Bregun Perëndimor, si edhe ndaj Hamasit.
Në deklaratën e publikuar nga zyra e tij, Netanyahu akuzoi BE-në për “falimentim moral”, duke pretenduar se po vendos në të njëjtin nivel qytetarët izraelitë dhe militantët e Hamasit.
“Ndërsa Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara po bëjnë punën e ndyrë të Evropës duke luftuar për qytetërimin kundër të çmendurve xhihadistë në Iran dhe gjetkë, Bashkimi Evropian ka ekspozuar falimentimin e tij moral duke i barazuar në mënyrë të rreme qytetarët izraelitë me terroristët e Hamasit”, deklaroi ai.
Netanyahu kundërshtoi gjithashtu sanksionet ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor, të cilit iu referua me emrin hebraik “Judea dhe Samaria”.
“Sanksionimi i hebrenjve për shkak se jetojnë në Jude dhe Samari është i papranueshëm”, tha ai. Versus.al

