BOTA /

Bilanc lufte/ publikohen shifrat tronditëse të krimeve në botë, OKB: 95 mijë vrasje në vit nga mafia

Trafiku i drogës mbetet aktiviteti më fitimprurës i mafieve, me miliarda dollarë që qarkullojnë çdo vit vetëm përgjatë rrugës ballkanike

Shkruar nga Versus

Bilanc lufte/ publikohen shifrat tronditëse të krimeve në

Organizata e Kombeve të Bashkuara, OKB, ka publikuar për herë të parë raportin për vrasjet nga grupet kriminale në mbarë botën, ku bilanci është tragjik.

Sipas OKB, organizatat kriminale kanë vrarë rreth 95 mijë persona çdo vit që nga viti 2000.

Ky bilanc sipas autorëve të studimit është i krahasueshëm me viktimat e luftërave.

Raporti i parë global mbi mafiet dhe krimin e organizuar u prezantua në Palermo nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimin. Sipas tij, trafikimi i drogës mbetet aktiviteti më fitimprurës i mafieve, me miliarda dollarë që qarkullojnë çdo vit vetëm përgjatë rrugës ballkanike.

Studimi thekson gjithashtu se grupet kriminale kanë zgjeruar aktivitetin në mashtrime online, krime mjedisore, trafik arti dhe prerje të paligjshme pyjesh, duke përdorur teknologjinë për të zgjeruar ndikimin e tyre.

Sipas raportit, një në pesë vrasje të qëllimshme në botë lidhet me krimin e organizuar. Në Amerikën Latine kjo shifër arrin në një në dy vrasje. Versus.al

Poll