Një incident i rëndë detar është regjistruar pasditen e sotme në Greqi, ku një traget u përmbys vetëm 10 minuta pas nisjes nga porti.
Anija, e cila lundronte në itinerarin Nea Stira – Agia Marina, kishte në bord 105 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit. Menjëherë pas alarmit për përmbysjen, në vendngjarje ndërhynë tre anije të Rojës Bregdetare, një traget tjetër i pasagjerëve si dhe mjete të tjera private që ndodheshin pranë.
Fatmirësisht, të gjithë personat në bord u nxorën nga uji në gjendje të mirë shëndetësore, falë reagimit të shpejtë të ekipeve të shpëtimit.
Ndërkohë, autoritetet detare kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e përmbysjes dhe për të garantuar sigurinë e udhëtimeve në këtë linjë detare. /Versus.al







