BOTA /

Franca e vendosur ta njohë Palestinën si shtet sovran

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot është shprehur se Franca është e vendosur për të njohur shtetin Palestinez.

Shkruar nga Versus

Franca e vendosur ta njohë Palestinën si shtet sovran

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot është shprehur se Franca është e vendosur për të njohur shtetin Palestinez. Në një fjalë të mbajtur këtë të martë, kryediplomati ka dënuar Izraelin për situatën e pajustifikueshme në Gazë, të krijuar nga fushata ushtarake dhe nga bllokada e saj humanitare.

Ndër të tjera Barrot u shpreh se Parsi është në mbështetje të një iniciative të udhëhequr nga Holanda për një rishikim të marrëveshjes së bashkëpunimit me BE-në dhe Izraelit.

Edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka lënë të hapur mundësinë që Franca të bëhet vendi evropian i radhës që njeh një shtet palestinez, gjatë një konference të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në qershor.

“Ne nuk mund t’ua lëmë fëmijëve të Gazës një trashëgimi dhune dhe urrejtjeje. Prandaj, e gjithë kjo duhet të ndalet, dhe pikërisht për këtë arsye ne jemi të vendosur ta njohim një shtet palestinez”, ka thënë Barrot për radiostacionin France Inter.

Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Pjesëtarët e Hamasit janë ende duke i mbajtur 58 pengje që besohet të jenë gjallë, pasi shumica e pjesës tjetër janë liruar në kuadër të marrëveshjeve për armëpushim dhe të tjera.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit, e cila ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka vrarë mbi 53.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve në llogaritjet e saj. Versus.al

Poll