
Garda Revolucionare e Iranit thotë se sulmet e tyre të fundit me raketa kanë synuar zyrën e Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe selinë e komandantit të forcave ajrore izraelite.
"Zyra e kryeministrit kriminel të regjimit sionist dhe selia e komandantit të forcave ajrore të regjimit u shënjestruan", thotë Garda në një deklaratë të transmetuar nga agjencia e lajmeve Fars.
Ajo thotë se në sulm u përdorën raketa Kheibar. Ndërkohë diçka e tillë nuk është konfirmuar nga forcat izraelite. Versus.al

