BOTA /

Helmohet Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu! Ja si paraqitet gjendja e kryeministrit izraelit

Netanyahu ka pasur probleme të mëparshme shëndetësore.

Shkruar nga Versus
Helmohet Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu! Ja si paraqitet gjendja e
Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po rikuperohet nga një rast helmimi ushqimor dhe për tre ditët në vijim do të vijojë punën nga shtëpia, njoftoi zyra e tij zyrtare.

75-vjeçari është prekur nga një inflamacion në zorrë dhe dehidratim, për të cilat po merr trajtim me serum intravenoz. Sipas mjekëve personalë, Netanyahu do të qëndrojë në pushim në banesën e tij, por do të vazhdojë të drejtojë çështjet e qeverisë në distancë.

Netanyahu ka pasur probleme të mëparshme shëndetësore. Në vitin 2023 iu vendos një stimulues kardiak, ndërsa në dhjetor të po atij viti iu nënshtrua një operacioni për heqjen e prostatës pas diagnostikimit me infeksion urinar./Versus.al

Poll