BOTA /

Sulmi në Iran, Netanyahu falenderon Trumpin dhe u bën thirrje iranianëve të marrin në dorë fatet e tyre

Shkruar nga Versus

Sulmi në Iran, Netanyahu falenderon Trumpin dhe u bën thirrje

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu reagoi pas sulmit të përbashkët me SHBA-të kundrejt Iranit. Teksa falenderoi presidentin Donald Trump për mbështetjen, ai tha se ky sulm i përbashkët do të krijojë kushtet që populli iranian të dalë sërish në protesta dhe të marrë në dorë fatin e vetë duke rrëzuar regjimin e Ayatollah.

"Falënderoj mikun tonë të madh, Presidentin Donald Trump, për lidershipin e tij historik. Veprimi ynë i përbashkët do të krijojë kushtet që populli i guximshëm iranian të marrë fatin e tij në duart e veta. Për 47 vjet, regjimi i Ajatollahëve ka bërtitur 'Vdekje Izraelit', 'Vdekje Amerikës'. Ka derdhur gjakun tonë, ka vrarë shumë amerikanë dhe ka masakruar popullin e vet. Nuk mund të lejohet të pajiset me armë bërthamore që do ta lejonin atë të kërcënonte të gjithë njerëzimin. Ka ardhur koha që të gjitha segmentet e popullit iranian - persianët, kurdët, azerët, balukët dhe ahvazët - të çlirohen nga zgjedha e tiranisë dhe t'i sjellin liri dhe paqe Iranit." "Ju bëj thirrje juve, qytetarëve të Izraelit: ndiqni udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Në ditët në vijim, në Operacionin "Vrumbullima e Luanit", të gjithë ne do të thirremi të tregojmë durim dhe guxim. Së bashku do të rezistojmë, së bashku do të luftojmë dhe së bashku do të sigurojmë përjetësinë e Izraelit. Vëllezër dhe motra, qytetarë të Izraelit, pak më shumë se një orë më parë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një operacion për të hequr kërcënimin ekzistencial që paraqet mbretërimi i terrorit në Iran."- u shpreh Netanyahu në një deklaratë. Versus.al

 

Poll