BOTA /

“Ju premtova se do ta ndryshonim fytyrën e Lindjes së Mesme”, Netanyahu: Presion i fortë ndaj Iranit

Shkruar nga Versus
“Ju premtova se do ta ndryshonim fytyrën e Lindjes së
Benjamin Netanyahu

Pasi presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi zgjatjen tre javore të armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri reagimin e tij duke thënë se Hezbollahu po përpiqet ta sabotojë këtë arritje.

Por shtoi se ai po përpiqet të ndryshojë fytyrën e rajonit të Lindjes së Mesme dhe se kishte folur në telefon me Trumpin për armëpushimet me Iranin dhe Libanin.

“Ju premtova se do ta ndryshonim fytyrën e Lindjes së Mesme. Pata një bisedë të shkëlqyer me presidentin Trump. Ai po ushtron presion shumë të fortë mbi Iranin, si ekonomikisht ashtu edhe ushtarakisht. Ne po veprojmë në bashkëpunim të plotë.

E njëjta gjë vlen edhe për Libanin. Ne kemi filluar një proces për të arritur një paqe historike midis Izraelit dhe Libanit, dhe është e qartë për ne se Hezbollahu po përpiqet ta sabotojë këtë. Ne po ruajmë liri të plotë veprimi kundër çdo kërcënimi, përfshirë kërcënimet që shfaqen. Ne goditëm dje dhe goditëm sot. Jemi të vendosur t’u rikthejmë sigurinë banorëve të veriut”, tha Netanyahu ndër tjera. Versus.al

Poll