BOTA /

“Lufta me Iranin nuk ka mbaruar”, Netanyahu: Duhet hequr uraniumi që ndodhet aty

Ndërsa të gjithë presin marrëveshjen Iran-SHBA, Netanyahu thotë se lufta nuk ka mbaruar.

Shkruar nga Versus

“Lufta me Iranin nuk ka mbaruar”, Netanyahu: Duhet hequr uraniumi  
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi së fundmi se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit duhet të hiqen përpara se të përfundojë lufta mes SHBA-së, Iranit dhe Izraelit. 

Netanyahu u shpreh se konflikti nuk mund të konsiderohet i mbyllur për sa kohë Irani vazhdon të zotërojë materiale bërthamore dhe infrastrukturë për pasurimin e uraniumit.

“Lufta nuk ka mbaruar, sepse ende ka material bërthamor, uranium të pasuruar, që duhet të hiqet nga Irani. Ende ka vende pasurimi që duhet të çmontohen”, tha ai.

Teksa u pyet sesi kjo gjë mund të realizohet, Netanyahu tha se SHBA duhet të ndërhyjë për ta hequr. Versus.al

Poll